Studentët e Inxhinierisë së Energjisë vizituan Termokosin

17/12/2018

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë, vizituan objektin qendror të Termokosit, në Prishtinë, të shoqëruar nga profesorët, Nexhmi Krasniqi dhe Afrim Osmani.

 

Studentët morën informacione të vyeshme nga përfaqësuesit e Termokosit, Blerim Morina dhe Naim Bytyqi, të cilët i njoftuan studentët me punët operative në ndërmarrje, sistemin e kogjenerimit, me stacionin për pompimin e nxehtësisë, me sistemin për mbajtjen e shtypjes, si dhe me skadën e kontrollit dhe matjes.

 

Pas informacioneve të fituara, studentët janë ndarë në grupe për të punuar mbi analizimin  e mënyrës se si funksionon Termokosi.