Studentët e Inxhinierisë së Energjisë vizitojnë kompaninë “Muqa Solar”

18/12/2019

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në kompaninë “Muqa Solar”.

 

Ata panë nga afër proceset themelore të energjisë solare, panelet, lidhjet inverterve të tipit gjerman dhe prodhuesve evropian.

 

Studentët u njoftuan me pajisjen smart metër, e cila matë rrjedhën e energjisë deri tek shpenzuesi. Më pas, ata vizituan edhe impiantin HT të implementuar nga kompania në fjalë.

 

Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Xhevat Muqa, së bashku me studentët e UBT-së, në fund u dakorduan që të organizojnë një vizitë studimore në fabrikën e prodhuesit më ta madh në Evropë për energji solare, në kompaninë “Sonenkraft”, në Austri.