Studentët e Inxhinierisë së Energjisë realizojnë vizitë studimore në kompaninë “Elektrostublla”

05/12/2019

Në shoqërimin e profesoreshës, dr.sc Afete Musliu, studentët e vitit të dytë të Fakultetit Inxhinieri e Energjisë në UBT, në kuadër të lëndës Menaxhimi i Rrjedhës së Materialeve, kanë vizituar kompaninë “Elektrostublla”, me ç’rast kanë parë nga afër prodhimin e produkteve që shërbejnë për instalime elektrike.

 

Ata panë nga afër prodhimin 45 produkteve përcjellëse të këtij profili, lëndën e parë të përpunimit, mbetjet nga përpunimi, pikën mbledhëse ricikluese deri tek prodhimi final dhe shitja.

 

UBT dhe kompania “Elektrostublla” tashmë kanë nënshkruar edhe memorandum mirëkuptimi, që parasheh bashkëpunim të ndërsjellët mes dyja institucioneve.

Gjithashtu, falë marrëveshjes së bashkëpunimit, studentët e Inxhinierisë së Energjisë në UBT, do të kenë mundësinë të mbajnë praktikë profesionale, njëherësh edhe të organizojnë aktivitete të përbashkëta më karakter studimor.