Studentët e Infermierisë së shpejti do të kenë mundësi të bëjnë punë praktike e të punësohen në klinikat gjermane, “RoMed”

21/10/2019

Puna e nisur një vit më parë për dërgimin e studentëve për punë praktike e punësim në Gjermani përmes bashkëpunimit të UBT-së dhe klinikave “RoMed Kliniken Rosenheim”, është konkretizuar edhe më shumë, pas vizitës së udhëheqësve të këtyre klinikave, Simon Brunnlechner dhe Haqif Gashi.

 

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte mbajtja e një sesioni informues për studentët e Infermierisë, të cilët falë kësaj marrëveshjeje kanë mundësi të shkojnë për punë praktike, madje edhe punësim në Gjermani.

 

Ata treguan se kushti bazë është që studentët e UBT-së të jenë të diplomuar ose në prag të diplomimit, si dhe të kenë njohuri të mira të gjuhës gjermane, të nivelit B1 ose B2.

 

Udhëheqësit e klinikave u pritën në takim edhe nga rektori i UBT-së, prof..dr. Edmond Hajrizi, me të cilën vizituan Poliklinikën e UBT-së dhe punën që po bëhet aty nga studentët, si dhe u takuan edhe me dekanin e Infermierisë, prof. dr. Fitim Alidema, i cili i njoftoi me punën dhe arritjet e studentëve të Infermierisë

 

Grupi i parë i studentëve i cili ka njohje të mirë të gjuhës gjermane së shpejti do të bëhen pjesë e poliklinikave “RoMed”, në Rosenheim të Gjermanisë.