Studentët e Infermierisë ofruan shërbime falas për qytetarët në Prizren

20/05/2019

Me aktivitete simbolike, studentët e Infermierisë në bashkëpunim me Grupin për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në UBT, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit.

 

Për ti vetëdijesuar qytetarët rreth rëndësisë së kujdesit të hipertensionit, ata kanë shpërndarë fletëpalosje me përmbajtje sensibilizimi për zbulimin e hershëm të hipertensionit, njëherësh kanë ofruar edhe shërbime falas për qytetarët, përfshirë matjen e sheqerit.

 

Në këto aktivitete përfituan shumë qytetarë, të cilët edhe kanë falënderuar studentët e UBT-së, për udhëzimet e dhëna se si t’i mbrohen nga hipertensioni dhe zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje. Gjithashtu, qytetarët prizrenas inkurajuan studentët për organizimin e aktiviteteve të tilla.