Studentët e Infermierisë në kuadër të ANV ofrojë shërbime falas për qytetarët e Prizrenit

23/07/2018

Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, studentët e Fakultetit të Infermierisë në bashkëpunim me Grupin për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në UBT, kanë ofruar shërbime shëndetësore falas për qytetarët në komunës së Prizrenit.

Me qëllim të vetëdijesimit lidhur me rëndësinë dhe e shëndetit, studentët kanë shpërndarë fletëpalosje me përmbajtje sensibilizimi, njëherësh kanë ofruar edhe shërbime falas për qytetarët, përfshirë matjen e sheqerit dhe matjen e tensionit në gjak.

ANV-ja e Fakultetit të Infermierisë do të vazhdojë punimet edhe gjatë kësaj jave me aktivitete të ndryshme.