Studentët e Farmacisë në UBT zhvilluan vizita studimore në fabrikat farmaceutike “TrePharm” dhe “Gentipharm”

19/06/2023

Studentët e Fakultetit Farmaci në UBT, në kuadër të lëndëve “Teknologji Farmaceutike” dhe “Kimi Farmaceutike”, të udhëhequr nga profesorët Jeton Prenaj dhe Valon Ejupi, zhvilluan një vizitë studimore në fabrikat farmaceutike “TrePharm” dhe “Gentipharm”.

Qëllimi i vizitave ishte që studentët të njoftohen me praktikat e kontrollit të cilësisë së barnave dhe prodhimit, duke përfituar dhe përforcuar njohuritë e tyre.

Vizitat studimore ofruan një perspektivë të veçantë për studentët, duke i çuar ata afër realitetit të industrisë farmaceutike dhe duke u mundësuar të mësojnë nga eksperiencat dhe ekspertiza e fabrikave të suksesshme.