Studentët e Fakultetit të Muzikës Moderne në UBT prezantuan shfaqjen muzikale “DREAM” në kuadër të Javës së Dizajnit

05/06/2026

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Javën e Dizajnit në UBT, studentët e Fakultetit të Muzikës Moderne realizuan me sukses shfaqjen muzikale “DREAM”, një performancë artistike e përgatitur në lëndën “Performance në Skenë”.

Shfaqja u interpretua nga studentët e grupit të Vokalit të vitit të parë dhe të dytë, nën mentorimin dhe udhëheqjen e profesoreshës Fatlume Bunjaku, të cilët sollën para publikut një program të pasur muzikor, duke demonstruar talentin, kreativitetin dhe aftësitë e tyre skenike të zhvilluara gjatë studimeve.

Aktiviteti mblodhi studentë, profesorë dhe dashamirës të artit, të cilët patën mundësinë të shijojnë një performancë që ndërthurte muzikën, interpretimin dhe shprehjen artistike.

Përveç dimensionit artistik, muzikali “DREAM” shërbeu edhe si një projekt përmbyllës për studentët, duke shënuar finalizimin e vitit akademik dhe duke u ofruar atyre mundësinë të prezantojnë në skenë njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë studimeve.

Përmes kësaj shfaqjeje, studentët përjetuan nga afër eksperiencën e performancës live, duke kontribuar njëkohësisht në pasurimin e programit artistik të Javës së Dizajnit.

UBT vazhdon të promovojë aktivitete që nxisin zhvillimin profesional dhe kreativ të studentëve, duke krijuar hapësira ku ata mund të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre në fusha të ndryshme artistike dhe kulturore.