Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë realizuan vizitë studimore në KOSTT

17/11/2020

Studentët e vitit të dytë Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë, realizuan vizitë studimore në nënstacionin e KOSTT-it, nën shoqërimin e profesorëve Vehbi Sofiu, Besa Veseli, Nexhmi Krasniqi, Afete Shala, Nexhat Balaj, Faton Maloku, Sami Gashi, Armend Ymeri dhe Afrim Osmani.

 

Vizita u realizua në kuadër të lëndës “Praktika në Industri”, ku studentët patën mundësi të shohin nga afër detajet inxhinierike ku edhe u inkuadruan me pyetje dhe diskutime të ndryshme.

 

Të vetëdijshëm se inxhinierët e sotëm duhet të jenë të aftë t’i zgjidhur probleme komplekse, shumë të fokusuara praktike, si dhe atyre të fushave të Inxhinierisë, UBT e ofron këtë program studimor, ku njëra ndër metodat themelore përgjatë studimeve është shndërrimi i njohurive teorike në paktikë.