Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë realizuan vizitë studimore në kompaninë “Muqa Solar”

01/12/2020

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Inxhinieri së Energjisë në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në kompaninë “Muqa Solar”, të cilët u pritën nga pronari i kësaj kompanie, Xhevat Muqa.

 

Ata panë nga afër projektet hartuese dhe implementuese të sistemit fotovoltaik. Gjithashtu u njoftuan edhe me pajisjet e teknologjisë së fundit të inverterëve, paneleve solare dhe efikasitetit të sistemit termik me panele solare. Më pas, ata vizituan edhe impiantin HT të implementuar nga kompania në fjalë.

 

Vizita pati karakter interaktiv ku studentët shtruan pyetje duke i ndërlidhur më njohuritë teorike të lëndëve në ligjërata.

 

Aktivitetet ekstra korrikulare në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë po realizohen me qëllim të informimit dhe të njoftimit të studentëve në mënyrë të drejtpërdrejtë me kushtet dhe mundësitë që ofron tregu i punës.