Studentët e Fakultetit të Dizajnit të Integruar bëhen pjesë e kampanjës “Fustani ty, sa mirë të rri”

08/03/2021

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT bashkë me profesorët e këtij fakulteti kanë realizuar kreacione unike të fustaneve dhe veshjeve për nënat dhe vajzat.

 

Ky aktivitet u bë me rastin e festës së 8 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, një dedikim për të gjitha gratë, nënat dhe vajzat, në kuadër të kampanjës “Fustani ty, sa mirë të rri”, organizuar nga organizata “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”.

 

Përmes kësaj pune kreative, studentët shpalosën kreativitetin dhe punën e tyre, përgjatë studimeve në UBT, njëherit treguan mbështetjen e fuqishme për të gjitha gratë, nënat dhe vajzat në shoqëri.