Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, zhvilluan vizitë studimore në kompaninë e ujësjellësit “Prishtina” dhe në kompaninë e ambalazhit “Miros”

16/06/2022

Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, të shoqëruar nga profesoresha Luljeta Ajdini dhe profesori Veton Haziri, kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompaninë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, Sh. A – impianti i trajtimit të ujit “Shkabaj” në Obiliq, si dhe në fabrikën e ujit të ambalazhuar “Miros” në fshatin Mirosalë të Ferizajit.

 

Në këtë vizitë, studentët u njoftuan nga afër me proceset e trajtimit të ujit në “Shkabaj” dhe në fabrikën e ujit të pijshëm të ambalazhuar “Miros”, ku njëherit kanë parë nga afër edhe mënyrat e monitorimit të ujit në aspektin fiziko-kimik dhe mikrobiologjik.

 

Vizitat e tilla në kuadër të lëndëve praktike në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, ndihmojnë studentët në përforcimin e njohurive të tyre rreth profesionit, si dhe u shërbejnë që të mësohen nga afër me punën të cilën do ta bënin pas studimeve.