Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, vizituan fabrikën e ambalazheve plastike “AEG”

13/04/2022

Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, në kuadër të lëndës: “Ambalazhimi dhe ruajtja e produkteve ushqimore”, kanë realizuar një vizitë studimore në fabrikën e ambalazheve plastike “AEG”, në Dragash.

 

Nën përcjelljen e profesoreshës së UBT-së, Violeta Lajqi Makolli dhe përfaqësuesve të kompanisë, studentët panë nga afër gjithë procesin e prodhimit, duke filluar nga pranimi i porosisë, realizimi i dizajnit, formave, përzgjedhjes së materialit paketues në bazë të llojit të ushqimit, si dhe procesimin nga lënda e parë, ekstrudimin, injektimin, e deri te produkti final.

 

Studentët janë mirëpritur nga pronari i kompanisë, Shpëtim Kamberi, i cili ju dha studentëve shpjegime të shumta rreth fabrikës, procesit të prodhimit të paketimeve plastike që nga lënda e parë, formimin e kallëpeve për forma, ekstrudimin, injektimin dhe detaje të tjera të rëndësishme.

 

Studentët u shprehën të kënaqur me këtë vizitë studimore, pasi zhvilluan një interaktivitet të frytshëm me përfaqësuesit e kompanisë, duke plotësuar kështu njohuritë teorike të marra në UBT me pjesën praktike.