Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, mbajtën një punëtori me Jasquelyn Schmucker

bool(false) 02/06/2022

Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, nën udhëheqjen e profesoreshës, Lorikë Salihu, mbajtën një punëtori në kafiterinë “Newborn Brew” në Prishtinë, me praninë e vullnetares nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jasquelyn Schmucker.

 

Në këtë punëtori, studentët patën mundësi të shohin dhe të mësojnë përgatitjen e bukës me tharm natyral (sourdough bread), si një ushqim amerikan tashmë traditë e përgatitur për gati pesë vite nga vullnetarja Schmucker, e cila u tregoi më gjerësisht studentëve karakteristikat e kësaj buke dhe procedurat e lehta për përgatitje.

 

Studentët mësuan si të ushqehen shëndetshëm dhe si të mirëmbajnë tharmin natyral, përdorimin e tij për brumin dhe teknikat se si të gatuajnë këtë bukë, e cila konsiderohet e thjeshtë për t’u përgatitur meqenëse si përbërës ka vetëm ujin, miellin dhe tharmin natyral.

 

Këto lloj punëtorish të realizuara në kuadër të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, ndihmojnë studentët të thellojnë njohuritë e tyre duke u angazhuar drejtpërdrejtë në praktikë, për të qenë më të përgatitur dhe të gatshëm për punë pas diplomimit.