Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në Terminalin Doganor

03/02/2023

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, të shoqëruar nga profesori Mufail Salihaj, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Terminalin Doganor.

Në kuadër të kësaj vizite, studentët kanë pasur mundësi të shohin nga afër procedurat e kontrollit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit në Terminalin Doganor, si dhe të njihen me angazhimin dhe punën e stafit.

Kjo vizitë, në kuadër të lëndëve praktike në Fakultetin Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, i ka ndihmuar studentët që të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës.