Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT zhvilluan një vizitë studimore në kompaninë “Frutex” në Therandë

28/12/2022

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, në kuadër të lëndës “Proceset themelore në teknologjinë ushqimore”, të udhëhequr nga profesorët Sami Gashi dhe Luljeta Ajdini, kanë realizuar një vizitë studimore në kompaninë “Frutex” në Therandë.

Qëllimi i vizitës ishte që studentët të shohin nga afër disa nga proceset që zhvillohen në industrinë ushqimore, pajisjet që përdoren gjatë prodhimit industrial, si dhe angazhimin e stafit në kompaninë “Frutex”, e cila merret me prodhimin e lëngjeve të pa gazuara.

Studentët nga kjo vizitë përfituan njohuri të reja mbi procesin e punës në këtë kompani, rreth reaksioneve kimike ose enzimatike të drejtuara në ndryshimin e qartë dhe kuptimplotë të materialit të përpunuar, do të thotë në përbërjen e tij ose në përbërësit e tij.