Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT vizituan kompaninë “Me Agro” në Lipjan

06/01/2023

Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, të shoqëruar nga profesoresha Arbnora Berisha, kanë realizuar një vizitë studimore në kompaninë “Me Agro” në Lipjan, e cila merret me prodhimin dhe ruajtjen e produkteve bimore, me fokus të veçantë prodhimin e mollës, dredhëzës dhe specave.

Studentët patën mundësinë të shohin plantacionet e pemëve dhe perimeve që kultivohen në këtë kompani, depot frigoriferike, si dhe të shohin makinat sortuese të mollave, për klasifikimin e tyre në bazë të madhësisë dhe cilësisë.

Kompania “Me Agro” është një nga prodhuesit më të mëdhenj të specave, ku shumicën e prodhimit të tyre ajo edhe e eksporton, njëra ndër shtetet kryesore është Suedia, ku bëhet eksportimi i sasisë më të madhe të prodhimit të specave.