Studentët e Fakultetit Shkenca Politike në UBT po kryejnë punën praktike në institucione vendore

06/09/2021

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, kanë zhvilluar praktikën profesionale në disa institucione vendore, duke përvetësuar edhe më shumë njohuri dhe aftësi nga praktika që ata kanë zhvilluar në këtë kohë.

 

Studentët: Bleona Olluri, Aurora Vuniqi, Diellza Tmava, Arbnora Marevci dhe Fjolla Fetahi, kanë parë nga afër dhe praktikuar punën nëpër institucionet e vendit, duke përfshirë këtu: Komunën e Lipjanit, Komunën e Mitrovicës dhe Komunën e Shtimes.

 

Praktika është zhvilluar në kuadër të lëndës së Internshipit, të mbajtur nga profesori, Arian Kadriu, e që u zhvillua në Drejtorinë për Administratë të Përgjithshme, Qendrën për Punë Sociale, Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, Zyrën Administrative, si dhe Drejtorinë e Administratës.

 

UBT është një prej institucioneve të arsimit të lartë e cila krahas teorisë ka të zhvilluar edhe punën praktike, duke lidhur kështu marrëveshje me institucione vendore e organizata të njohura joqeveritare, si dhe kompani të ndryshme nga industria, me qëllim të profesionalizimit sa më të mirë të studentëve në fusha të ndryshme.