Studentët e Fakultetit Shkenca Politike marrin pjesë në webinarin e organizuar nga DEMOS

26/02/2021

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, kanë marrë pjesë në webinarin e organizuar nga Projekti për Decentralizim dhe Përkrahja Komunave/DEMOS, me temë “Pjesëmarrja dhe përfshirja e qytetarëve në kohë pandemie”.

 

 

Në këtë webinar studentët diskutuan dhe u njoftuan më shumë me sfidat rreth pjesëmarrjes dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrjen lokale gjatë pandemisë.

 

 

Në këtë webinar pjesëmarrës ishin edhe kryetarët e komunave të Kamenicës dhe Rahovecit si dhe organizata dhe pjesëmarrës të tjerë nga shoqëria civile, ku bashkë me studentët patën një bashkëbisedim të frytshëm rreth kësaj teme.