Studentët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri mbështetën teknikisht pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së

bool(false) 22/11/2021

UBT ndër vite ka nxjerrë studentë profesionistë të fushave të ndryshme, e të cilët me përkushtim të lartë kanë ushtruar profesionin e tyre, duke korrur suksese të larta në dikasterin prej nga ata vijnë.

 

Një prej fushave ku UBT është lider në vend për nga cilësia, infrastruktura e profesionalizmi i ekspertëve është ajo e programit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, fushë kjo që është trend në gjithë globin dhe që ka nxjerrë lider të përkushtuar, e të cilët kanë korrur suksese në rrugëtimin e tyre profesional në karrierë.

 

Ky program studimi, ashtu si edhe programet e tjera që janë në UBT, ka prodhuar studentë të zellshëm e të përkushtuar, të cilët sa herë që UBT-së i është nevojitur ndihma dhe prezenca e tyre, ata kanë qenë të gatshëm për institucionin, duke mos harruar asnjëherë atë se çfarë ka bërë dhe vazhdon të bëj ky institucion akademik për ta.

 

Në Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që këtë vit shënoi jubileun e parë, të dhjetin vit me radhë nën organizimin e UBT-së, plotë 19 studentë iu përgjigjën thirrjes së UBT-së për të ndihmuar nga aspekti teknik pjesëmarrësit e këtij organizimi madhështor shkencor, duke bërë kështu një gërshetim unik të asaj se çfarë kanë mësuar në teori me shndërrimin e mësimeve të marra nga ana e profesionistëve të UBT-së në praktikë.

 

Studentët: Granit Sadiku, Diona Sallauka, Era Mustafa, Rinor Shehu, Edon Abdullahu, Drinor Shala, Diellëza Avdyli, Fjona Krasniqi, Gent Reçica, Ardit Byqmeti, Ermal Rexhepi, Endrit Mulliqi, Erestinë Bytyqi, Edisona Rexha, Rinor Paçarizi, Altrit Gallapeni, Ermal Topalli, Albesa Matoshi dhe Blerinë Restelica, dhanë kontributin e tyre në Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji dhe Biznes të UBT-së, duke qenë të gatshëm për të ndihmuar në secilin detaj teknik, në mënyrë që mbarëvajtja e konferencës ndërkombëtare të shkojë ashtu siç është më së miri.

 

Suksesi i studentëve tanë është një shtytje e madhe për UBT-në që të sjellë gjithmonë inovacione të reja për ta, në mënyrë që ata të jenë të barabartë me secilin studentë të botës për sa i përket prurjeve të reja teknologjike, informative dhe shkencore.

 

Kjo e bën UBT-në institucion unik, me një qasje proaktive ndaj komunitetit të studentëve dhe palëve të tjera që përfshihen në procesin akademik, e që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin profesional të studentëve.