Studentët e Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi zhvilluan një performancë në skenë

31/01/2023

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, studentët e Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, të udhëhequr nga profesoresha Fatlume Bunjaku, kanë zhvilluar një performancë në skenë, me pjesë nga muzikali “Mamma Mia”.

Kjo shfaqje ishte pjesë e provimit në lëndën “Performancë në skenë”, të udhëhequr nga profesoresha Fatlume Bunjaku, ku studentët e vokalit në Fakultetin Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, patën rastin të tregojnë talentin e tyre përpara një komisioni vlerësues.

Kostumografia për këtë shfaqje është realizuar nga studentët e vitit të tretë të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, në bashkëpunim me profesoreshat: Ariana Gjoni dhe Laura Ymeri, teksa profesori Artan Hasani ishte bashkëpunëtor me piano.