Studentët e Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, realizuan shfaqje kamertale

03/02/2022

Studentët e Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, për herë të parë kanë realizuar një shfaqje kamertale, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së.

 

Në kuadër të lëndës: “Performancë në skenë”, me profesoreshën Fatlume Bunjaku, studentët realizuan një performancë të suksesshme dhe më ndryshe nga herët tjera, duke treguar edhe njëherë përkushtimin e tyre për të korrur suksese në rrugëtimin e tyre akademik.

 

Fakulteti Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT është një prej programeve të studimit i cili ka nxjerr profesionistë të talentuar të industrisë muzikore, të cilët edhe kanë marrë pjesë në shumë festivale të muzikës vendore dhe ndërkombëtare, duke dëshmuar fuqishëm cilësinë e këtij programi të studimit.