Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT vizituan Industrinë e Mishit Calabria “Natura” në Gjilan

11/01/2022

Vizitat studimore janë një prej formave që UBT ndjek për t’iu ofruar studentëve qasje më të mirë mbi atë që ata i pret në tregun e punës, dhe kësisoj numri i tyre është i madh, duke kombinuar atë që ata kanë mësuar në teori me atë që shohin dhe e realizojnë në praktikë.

 

Kësaj radhe, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, së bashku me profesorin Burim Berisha kanë vizituar Industrinë e Mishit Calabria “Natura”, në qytetin e Gjilanit.

 

Në këtë vizitë studimore studentët panë nga afër procesin se si bëhet procesi i organizimit të operacioneve, që nga faza fillestare e deri tek ajo përfundimtare.

 

Studentët krijuan një interaktivitet të frytshëm, duke u interesuar për detaje rreth organizimit dhe mënyrës së funksionimit të kësaj industrie, njëkohësisht duke fituar njohuri shtesë nga përvoja shumëvjeçare e kësaj industrie të mishit.