Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim zhvillojnë punën praktike në terren

14/01/2022

Në kuadër të lëndës “Kamera dhe Fotografia”, nën shoqërimin e profesoreshës Anisa Rada, studentët e vitit të dytë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, kanë zhvilluar punën praktike në terren, prej ku ata patën mundësinë që të praktikojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në terren.

 

Studentët kishin mundësi që të mësonin më shumë rreth teknikave të xhirimit dhe fotografimit, duke realizuar video dhe fotografi nga të gjitha kuadrat, si dhe duke shtuar këtu anën artistike dhe pjesën sfiduese të punës në terren.

 

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, praktikën në terren e kanë realizuar me pajisjet më moderne që posedon institucioni, duke ua lehtësuar edhe më shumë pjesën e punës praktike falë teknologjisë së fundit.

 

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT është një prej programeve të studimit që krahas punës teorike ofron edhe atë praktike, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të shohin dhe praktikojnë nga afër atë që tregu medial i pret në të ardhmen.