Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim vizituan RTV 21

21/12/2018

Studentët e vitit të dytë të drejtimit Media dhe Komunikim në UBT, të enjten vizituan televizionin RTV 21, ku u pritën nga redaktori i portalit të RTV 21, Esad Dujaka.

 

Gjatë kësaj vizite ata u njoftuan me redaktorët e redaksive të ndryshme, me rrjedhën e punës, me historikun, sfidat, si dhe arritën të shohin nga afër ambientet e punës.

 

Ndërkaq, duke shkëmbyer përvoja dhe këshilla të frytshme me studentët, Dujaka  ka shprehur kënaqësi të madhe që ishte në mesin e studentëve të UBT-së.

 

Kjo vizitë është vazhdim i një bashkëpunimi të frytshëm e tradicional ndërmjet RTV 21 dhe UBT-së që vazhdon me sukses tash e disa vite.

Vizitat studimore nëpër televizione dhe institucione të ndryshme vendore, po bëhen me qëllim të informimit dhe të vetëdijesimit të studentëve me mënyrën e punës, por edhe rëndësinë e profesionit të gazetarisë.