Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim vizituan RTK-në

27/05/2022

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, në kuadër të lëndës “Intervistë në Televizion dhe Radio”, së bashku me profesorin Agron Krasniqi dhe profesorin Xhevdet Sfarça, vizituan Radio Televizionin e Kosovës për të parë nga afër punën e gazetarëve dhe për t’u njoftuar më angazhimin e tyre në televizion dhe radio.

 

Gjatë kësaj vizite studentët patën mundësi të shohin ambientet e RTK-së, vendet ku realizohen emisionet e ndryshme si edicioni i lajmeve, dhomën e montazhit, dhomën e regjisë, kështu duke u njoftuar më gjerësisht me punën dhe angazhimin e stafit të këtij televizioni.

 

Këto vizita studimore i ndihmojnë studentët të thellojnë më shumë njohuritë rreth profesionit të tyre, duke iu shërbyer edhe për të parë punët që bëjnë institucione të ndryshme në vend.