Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim praktikojnë njohuritë e tyre në terren

23/01/2020

Studentët e viti të dytë të Fakultetit të Media dhe Komunikimit në UBT, në kuadër të lëndës “Kamera dhe Fotografia”,të shoqëruar nga profesori Blerim Gjinovci dhe asistentja Anisa Rada, patën mundësinë që të praktikojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në terren.

 

Në kuadër të punës praktike, ata mësuan për teknikat e xhirimit dhe fotografimit, konkretisht realizuan fotografi e video duke inkuadruar gjitha kuadrat, panë anën artistike dhe sfidat e punës që shfaqen në terren.

 

Fotografitë dhe videot i realizuan me pajisje tejet moderne, ndërkaq studentët u shprehën të kënaqur sepse thanë që po u ndihmon shumë atyre në aspektin profesional.

 

Pjesa praktike, krahas asaj teorike, është e paraparë me kurrikulën e Fakultetit Media dhe Komunikim, në mënyrë që pas përfundimit të studimeve, studentët të kenë njohuri për fusha të ndryshme të medias e komunikimit, dhe që pastaj, të njëjtat t’i zbatojnë në praktikë nëpër vendet e tyre të punës.