Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim po përfundojnë punën praktike në UBT

09/01/2019

Media Group i UBT-së, përveç që ka për qëllim që të promovojë sukseset e studentëve, po krijon hapësirë për studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim të ushtrojnë pjesën praktike të profesionit që kanë zgjedhur, dhe kjo duke u bërë pjesë e redaksisë së Media Group-it të UBT-së.

 

Gjatë praktikës njëmujore, studentët po krijojnë idenë se si punohet brenda një redaksie. Ata kanë marrë njohuri shtesë për shkrimin e lajmeve, realizimin dhe editimin e fotografive, si dhe realizimin dhe montimin e videove.

 

Mundësinë për internship po e shfrytëzojnë studentët e të gjitha viteve, teksa të njëjtën po e shfrytëzojnë për të marrë hapat e parë në gazetari, në mënyrë që në të ardhmen ta gjejnë veten lehtësisht të përshtatshëm për tregun e punës.