Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, qëndruan për vizitë studimore në Tiranë

bool(false) 24/05/2022

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, të prirë nga dekani i fakultetit, prof. dr. Ferid Selimi, si dhe profesorët e UBT-së, Safet Zejnullahu, Musa Sabedini, Adnan Merovci, Votim Hanoli dhe Shkodran Gajraku, qëndruan për një vizitë studimore në Tiranë, me ç’rast panë nga afër punën në Radio Televizionin Shqiptar, si dhe Syri TV.

 

Në këtë vizitë, studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, patën mundësinë të njoftohen mbi proceset dhe punën e gazetarëve dhe stafit të RTSH-së dhe të Syri TV, duke thelluar më shumë njohuritë mbi politikën redaktoriale që përdorin këto dy shtëpi mediatike në Shqipëri.

 

Nga kjo vizitë studentët e UBT-së u njoftuan edhe me ambientet e televizioneve si dhe me teknologjinë që ato përdorin për transmetime të emisioneve të ndryshme, nga e cila përfituan një eksperiencë të re dhe ndryshe nga herët tjera.

 

Vizitat e tilla studimore organizohen nga UBT, me qëllim që studentët të njoftohen rreth proceseve me të cilat do të përballen pas përfundimit të studimeve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.