Studentët e Fakultetit Juridik në UBT realizojnë vizitë studimore në Turqi

bool(false) 08/10/2021

Studentët e Fakultetit Juridik në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në Turqi, konkretisht në qytetin e Bursas, nga ku vizituan vende të ndryshme me karakter studimor që vijnë nga ky vend.

 

Fillimisht, studentët e UBT-së, vizituan shtëpinë më të madhe botuese në Evropë “BKM”, e më pastaj edhe bibliotekën e pafjetur në Yildirim, e cila shquhet për dispozicionin e saj 24 orësh për studentët dhe të rinjtë.

 

Nën udhëheqjen e prodekanit të Fakultetit Juridik në UBT, prof. Mensur Morina, studentët e Fakultetit Juridik në UBT, realizuan një takim me kryeprokurorin e shtetit, Sadık Bölek, me të cilin diskutuan për sistemin e drejtësisë në Turqi, teksa u zhvillua edhe një takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Abdulkadir Şahin.

 

Tutje, studentët patën mundësi të vizitojnë dhe takojnë kryetarin e Bashkisë së Osmangazit, Mustafa Dundar, dhe Odën Ekonomike dhe Tregtare “BTSO”, e cila është e dyta më e madhe në të gjithë Turqinë, e që u përfaqësua nga Haşim Kiliç dhe Fuat Alpaslan, ku u bisedua për mundësinë e përfundimit të stazhit dhe punës praktike nga ana e studentëve të UBT-së, në ndonjërën nga bizneset atje, si dhe u diskutua edhe për mbështetjen e projekteve start-up.

 

Vazhda e takimeve të studentëve të Fakultetit Juridik në UBT ka vazhduar me takimin me deputetin, njëherit kryetarin e grupit parlamentar për bashkëpunim me Kosovë, Zafer Işik, përderisa studentët vizituan edhe Fakultetin Juridik të Universitetit Uludag, ku u pritën nga dekani i këtij fakulteti, prof.dr Zekeriyya Arı dhe zëvendës-dekanja, prof.dr Gülšen Gedik.

 

Gjatë kësaj vizite studimore në Turqi, studentët u pritën në një darkë pune nga kryetari i Bashkisë së Bursës, Alinur Aktaş, i cili shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen, për realizimin e projekteve të përbashkëta.

 

Përveç këtyre takimeve, studentët e Fakultetit Juridik në UBT, vizituan muzeun e panoramës më të madhe në botë, morën pjesë në aktivitete dhe vizita të ndryshme, duke përfshirë teleferikun e Uludag, qendrën e skijimit Uludag, Qendrën Edukative për Aviacion dhe Astronomi “GUHEM”, si dhe qendrën rekreative për zipline dhe safari.

 

Ata morën pjesë edhe në një seancë dëgjimore, si dhe vizituan laboratorin e Forenzikës-Mjeko/Ligjor – IML, ku u shoqëruan nga drejtori i këtij laboratori,  dr. Okan Akan, si dhe prof.dr. Recep Fedakar.

 

Kjo vizitë studimore u mundësua nga prodekani i Fakultetit Juridik në UBT, prof. Mensur Morina, në bashkëpunim me miqtë nga Turqia, Ali Sahit Adiloglu, si dhe ish-ministrin e Punëve të Brendshme në Republikën e Turqisë, Efkan Ala.