Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment vizituan kompaninë ElektroStublla

bool(false) 03/01/2022

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT, kanë realizuar një vizitë studimore në kompaninë ElektroStublla, të shoqëruar nga profesoresha në UBT, prof.asco.dr. Afete Musliu.

 

Në këtë vizitë, e cila u realizua në kuadër të lëndës “Menaxhim i Rrjedhës së Materialeve”, studentët patën mundësinë të shohin nga afër punën e cila realizohet në këtë kompani lidhur me projektet e instalimeve elektrike KNX.

 

Ndër të tjera, studentët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT, mësuan për projektet energjetike, si dhe u njohën nga afër me projektin “Parku i Energjisë me Erë”, implementues i të cilit është kompania ElektroStublla.

 

Vizitat e tilla studimore iu ndihmojnë jashtëzakonisht shumë studentëve të UBT-së, duke parë nga afër atë se çfarë realizohet në praktikë, duke kombinuar kështu teorinë dhe praktikën, falë bashkëpunimeve të UBT-së me industrinë.