Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT organizuan ekspozitën “Monuments – The Untouchables” në Prizren

14/04/2023

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, drejtimi i Dizajnit të Enterierit në kuadër të lëndës “Studio 4 Enterier” me profesoreshën Sebil Spat, kanë organizuar ekspozitën “Monuments – The Untouchables” në Qendrën e Teknologjisë dhe Inovacionit (ITP) – në UBT Prizren.

Qëllimi i kësaj ekspozite ka qenë promovimi i monumenteve të Kosovës përmes arkitekturës parazite, në përpjekje për të rikthyer kujtimet dhe për të sensibilizuar opinionin publik rreth vlerës së monumenteve historike.

Ekspozita e organizuar nga studentët e UBT-së është një shembull i mirë i përpjekjeve për të nxitur ndërgjegjësimin rreth kulturës dhe trashëgimisë së Kosovës dhe për të kontribuar në mbrojtjen dhe promovimin e monumenteve historike.