Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në kompaninë “DAAKON Investment” në Ferizaj

28/12/2022

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin Dizajn i Integruar në UBT, në kuadër të lëndës “Koncepti i Dizajnit”, të udhëhequr nga profesoresha Arbëresha Hoxha, kanë realizuar një vizitë studimore në kompaninë “DAAKON Investment” në Ferizaj.

Përgjatë kësaj vizite, studentët u shoqëruan nga drejtuesit e kësaj kompanie, me qëllim të njohjes me identitetin e kompanisë “DAAKON Investment”, duke u bazuar në dizajnin grafik dhe projektimin, si dhe me angazhimin dhe punën e stafit të kësaj kompanie.

Ndër të tjera, studentët patën rastin të vizitojnë hapësirën e punës të kësaj kompanie, muzeun dhe galerinë e ndërmarrësisë dhe inovacionit në Ferizaj, si dhe hapësirat publike ku reklamat ndikojnë pozitivisht apo negativisht në estetikën e kësaj hapësire.