Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale vizituan televizionin Tëvë1

01/04/2022

Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, të shoqëruar nga profesori i UBT-së, Bekim Sele, kanë zhvilluar një vizitë studimore në televizionin Tëvë1.

 

Në këtë vizitë studimore studentët patën mundësi që të njihen nga afër me gjithë procesin e punës vizuale duke përfshirë edhe efektet e ndryshme, që nga realizimi i tyre e deri te prodhimi final.

 

Ndër të tjera, përmes kësaj vizite studimore, studentëve iu dha mundësia që të shohin nga afër mënyrën se si zhvillohen të gjitha këto procese për prodhime të ndryshme televizive, e të cilat në të ardhmen do t’iu duhen studentëve për zhvillimin e tyre në rrugëtimin profesional në karrierë.

 

Studentët vizituan studiot e ndryshme të televizionit, dhomat e regjisë, produksionin, prodhimin, për të vazhduar deri te pjesa finale estetike e punës përbrenda televizionit Tëvë1.

 

Vizitat e tilla studimore, UBT i organizon me qëllim që studentëve t’iu shpjegohet një përspektivë tjetër e studimeve, përmes së cilës e ardhmja do t’i ballafaqon me situata që iu shfaqen në vizitat studimore që studentët i realizojnë brenda dhe jashtë vendit.