Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale realizuan vizita studimore në kuadër të hulumtimit të tyre “Site specific”

13/04/2022

Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, realizuan disa vizita studimore, nga ku përmes temës së hulumtimit të tyre: “Site specific”, të udhëhequr nga profesori i UBT-së, Burim Berisha, hulumtuan lokacione dhe ambiente qe ata i rrethojnë në shumicën e kohës.

 

Duke parë se komunikimi i veprës me ambientin që na rrethon, në fushën e artit publik është vendimtar për zhvillimin e projektit artistik, studentët në bazë të grupeve të veçanta në lëndët përkatëse kanë hulumtuar dhe kanë marrë materialet e nevojshme audio vizuale, si dhe në të njëjtën kohë kanë komunikuar me qytetarët.

 

Pjesë e këtij studimi ishte përdorimi i këtyre materialeve, nga ku përveç krijimit të formave artistike në komunikim me vendet e përzgjedhura, një vend të rëndësishëm ka zënë edhe përdorimi i satelitëve që Komuna e Prishtinës ka vendosur t’i largojë nga vendet ku janë të instaluara.

 

Studentët do të jenë të lirë të eksperimentojnë nën ombrellën e “Site Specific Art”, përmes: skulpturës, instalacionit, performancës, action art, interaksionit, video-artit, readymade and found objects, mix media, etj.