Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT vizituan Paper Gallery

28/03/2022

Krahas punës teorike dhe praktike që UBT e ofron përmes profesionistëve dhe ekspertëve më të mirë që ka vendi në shumë fusha të studimit, një aspekt tjetër i rëndësishëm janë edhe vizitat studimore që UBT i ofron për studentët në mënyrë që të shohin nga afër atë me të cilën do të ballafaqohen direkt në të ardhmen.

 

Kësisoj, në kuadër të kurrikulës, studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, kanë vizituar Paper Gallery në Prishtinë, nga ku kanë diskutuar për punën kuratoriale, si dhe për ekspozitën e artistes Chuck Blue Lowry.

 

Ndër të tjera, në kuadër të kësaj vizite studimore, studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, janë njoftuar edhe me aktivitete të tjera në skenën e artit në Kosovë, kështu duke bërë edhe gërshetimin e aspektit teorik, marrë nga profesionistët e artit në UBT.