Studentët e Dizajnit të Integruar zhvilluan punëtorinë online për rizbulimin e shtëpisë përgjatë karantinimit

11/11/2020

Përmes sistemit modern të UBT-së për mësim online, Fakultetit i Dizajnit të Integruar për studentët e vet, ka organizuar punëtorinë të titulluar “Rizbulimi i shtëpisë”, qëllimi i së cilës ishte zbulimi dhe përdorimi i hapësirave në shtëpi përgjatë karantinimit.

Në kuadër të lëndës “Bazat e Dizajnit të Enterieti”, nën mentorimin e ligjërueses Sebil Shpat, është trajtuar koncepti mbi përfaqësimet arkitektonike të shtëpisë përgjatë karantinimit, përshtatja e aktiviteteve siç janë blerja, ushqimi, edukimi, aktivitetet sociale, komunikimi si dhe simulimi i revolucionit digjital e cila filloi ta shkatërrojë hapësirën fizike.

 

Punëtoria pati karakter interaktiv dhe studentët u inkuadruan gjatë tërë kohës me diskutime dhe ide të reja rreth temës.

 

Pos ligjëratave të përdithsme online, Fakulteti i Dizajnit të Integruar, studentëve po iu mundëson zbatimin e njohurive shtesë jashtë korrikulës mësimore, avancimin dhe ngritjen e cilësisë të studimeve.