Studentët e Dizajnit të Integruar vizituan Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

23/04/2019

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Dizajn i Integruar, në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, respektivisht në Departamentin e Librave të Artit.

 

Vizita është realizuar në kuadër të klasës “Teknikat e Vizualizimit: Libri si Vepër Arti”, me ligjëruesit, Sezgin Boynik dhe Artrit Bytyçi

 

Vizita punuese, e shoqëruar me ligjëratë, punëtori eksploruese dhe prezantime nga studentët, kishte për qëllim ekspozimin e studentëve ndaj formave të ndryshme të librave të artit.

 

Vizita në fjalë do t’i ndihmojë studentët me ide dhe aftësi për të përfunduar projektet e tyre finale, ku çdonjëri nga studentët do të krijojë një libër arti.