Studentët e Dizajnit të Integruar realizuan vizitë në Tiki Design

11/12/2018

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Dizajn i Integruar, të specializimit Dizajni i Produkteve, kanë realizuar vizitë në studion projektuese, Tiki Design”.

Vizita është bërë nën shoqërimin e profesoreshës së lëndës “Dizajnimi i materialeve të zyrës”, Emina Rexhiq.

 

Gjatë vizitës, ata u pritën nga koordinatori i prodhimit në kompani, Shkumbin Krasniqi, i cili u tregoi studentëve mbi historikun e themelimit të kompanisë, departamentet funksionuese, fabrikën e kompanisë, numrin e të punësuarve, si dhe u tregoi për materialet dhe produktet që importohen dhe eksportohen nga kompania.

 

Pas njoftimit me produktet e Tiki Design, studentët vizituan edhe fabrikën në të cilën krijohen produktet, që e bëjnë këtë kompani referencë të të bukurës dhe stilit unik.

 

“Tiki Design” është studio projektuese e cila vepron nga viti 2000 në Prishtinë. Në vitet e para, kompania është marrë kryesisht me enterier, përderisa tani trajton problemet e arkitekturës dhe enterierit në të njëjtën kohë.