Studentët e Dizajnit të Integruar realizojnë ekspozitën “Sphalerite”

14/06/2019

Studentët e Dizajnit të Integruar kanë shfrytëzuar hapësirën e bukur yë Sahat-Kullës për të realizuar ekspozitën e titulluar “Sphalerite”.

Vlerat  kulturore të Sahat-Kullës janë ndërlidhur  dhe me Trepçën dhe kështu filloi dhe nisja e konceptit. Gjatë procesit të hulumtimeve të realizuara në kuadër të lëndës “Menaxhim i Projekteve”, pasuritë e Trepçës arritën të marrin formë në veshjet e dizajnerëve të modës, edhe me një instalacion të dizajnerëve të enterierit.

 

Këto janë edhe pikënisjet e para që studentët i kanë  diskutuar gjatë semestrit me profesorët e tyre, mirëpo përfundimi ishte që, ekspozita  nuk ka përgjigje, por ka diskutim, ku pyetja është përgjigje në vete.

 

Sphalerite është njëri nga mineralet e shumta  që është përzgjedhur, ku nga ngjyra, forma dhe historia, u nisën hapat e frymëzimit  për këtë ekspozitë. Vlerat e panumërta  që ekzistojnë  në Trepçë janë ato që rrisin kuriozitetin në çdo aspekt kulturor, po në këtë rast nga ana kreative.

 

Lidhshmëria  nga hapësira ekspozuese (Muzeu), me dizajn mode dhe enterieri, thyen kufijtë e tabusë, që janë të theksuara me ideologjinë ”Ekspozitë Arti”.

Ekspozita në të njëjtën kohë përcolli edhe mesazh për pasuritë tona, dhe konfliktet që po ndodhin rreth saj, duke treguar se sa gjëra të vlefshme përmban vendi ynë.