Studentet e Dizajnit të Integruar njoftohen me procesin e krijimit të Filigranit

08/07/2020

Është mbajtur punëtoria “Filigran”, në kuadër të Akademisë së Fakultetit Dizajn i Integruar,  në “Global UBT Fest 2020”, e cila është organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik Prizren, në qytetin e Prizrenit.

 

Hapjen e Akademisë e bëri ligjëruesja e UBT-së, Sebil Spat, bashkë me drejtoreshën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, Sevil Liman Kazaz. Në këtë punëtori studentët u njoftuan me procesin e krijimit të Filigranit nga eksperti Bashkim Tejeci.

 

Në punëtori morën pjesë fizikisht 10 studentë, duke respektuar masat kundër virusit Covid 19’, ndërsa të tjerët morën pjesë në mënyrë virtuale. Gjatë punëtorisë u mbajtën edhe gara në mes studentëve, ku dy student u shpërblyen me nga një dhuratë nga Filigrani.

 

Ndërkaq, aktivitetet e Akademisë vazhdojnë edhe ditëve në vijim, në organizimet që UBT ka paraparë në “Global UBT FEST 2020”. Do të diskutohet për rolin historik të aksesorëve, artin e pikimit, parashikimin e trendeve dhe rëndësinë e fotografisë në dizajn.