Studentët e Artit dhe Mediave Digjitale vizituan kompaninë “Pixel Production Advertising Agency”

08/04/2021

Studentët e vitit të parë të Fakultetit Art dhe Media Digjitale, realizuan vizitë studimore në kompaninë  “Pixel Production Advertising Agency”,  të cilët u pritën nga drejtori i kompanisë Gëzim Avdiu.

 

Në kuadër të kësaj vizite ata u njoftuan nga afër me përmbajtjen e mediave sociale, me pajisjet profesionale si dhe procesin e redaktimit të materialeve.

 

Ndërkaq, drejtori i kompanisë Pixel Production Advertising Agency, shprehu gatishmërinë e plotë për t’i përfshirë studentët e këtij drejtimi në praktikë profesionale.