Studentët e Artit dhe Mediave Digjitale vizituan Galerinë Kombëtare të Kosovës

03/02/2020

Studentët e Fakultetit Arti dhe Media Digjitale në UBT, kanë vizituar Galerinë Kombëtare të Kosovës, ku janë pritur nga përfaquesi i galerisë, Engjull Berisha.

 

Ai u ka treguar gjerësisht studentëve për funksionimin e Galerisë Kombëtare dhe ekspozitat kolektive dhe personale që zhvillohen nga artistë të shumtë vendor e ndërkombëtar, njëherësh ka folur edhe për programin artistik që e realizohet në këtë galeri.

 

Më pas, studentët nën shoqërimin e profesorit Jakup Ferri, vizituan ekspozitën “N’ përpjekje për me u çue”, të artistit nga Shqipëria, Driant Zeneli.