Studentët e Artit dhe Medias Digjitale zhvilluan një workshop me Design Factory nga Hamburgu i Gjermanisë

bool(false) 11/05/2022

Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, të udhëhequr nga profesori Gazmend Ejupi, kanë zhvilluar një workshop me fabrikën e dizajnit “Design Factory” nga Hamburgu i Gjermanisë, të titulluar: “No limits”, përmes platformës online.

 

Në këtë workshop, studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, kanë ndarë idetë dhe konceptet e tyre për rreth katër ditë, nga ku studentët edhe kanë prezantuar projekte të ndryshme, duke krijuar kështu edhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen mes këtyre dy institucioneve.

 

Fakulteti Art dhe Media Digjitale se bashku me Design Factory nga Hamburgu, në korrik do të sjellin një ekspozitë, në hapje të Manifesta 14, e ku do të marrin pjesë edhe institucionet partnere të Design Factory nga Franca, New York-u, Izraeli, Kanada, Finlanda, Holanda dhe Suedia.