Studentët e Artit dhe Medias Digjitale në UBT realizojnë një vizitë studimore në kuadër të lëndës Praktika në Studio Experimenti 2

18/04/2024

Studentët e programit Art dhe Mediat Digjitale në UBT përjetuan një eksperiencë të jashtëzakonshme gjatë vizitës studimore në kuadër të lëndës Praktika në Studio Experimenti 2. Kjo vizitë ndihmon studentët të zhvillojnë një perspektivë të re në industrinë e artit duke u afruar me praktikat më të fundit në fushën e artit.

Në këtë rast, ata patën mundësinë të shohin nga afër ekspozitën “A4 Print” të artistit të shquar, Edi Hila, kuruar nga Shkelzen Maliqi, për galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë. Kjo përvojë i frymëzoi studentët për të reflektuar mbi rolin e tyre si artistë dhe për të kuptuar më mirë ndikimin e tyre në skenën e artit modern.