Studentët e Arkitekturës realizuan një vizitë studimore në Prizren

04/05/2022

Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, kanë zhvilluar një vizitë studimore në qytetin e Prizrenit, ku për së afërmi kanë parë ndërtesat historike të këtij qyteti.

 

Në kuadër të lëndës “Historia e Arkitekturës”, me profesorin Bekim Ceko, studentët vizituan disa lokacione, duke përfshirë: Kishën Katolike, Kishën Ortodokse, Xhaminë e Sinan Pashës, ndërtesën e Hamamit, Muzeun Arkeologjik, si dhe Katedralen e Shën Prendës.

 

Përgjatë kësaj vizite studimore, studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, patën mundësi që të shohin teknikat e ndërtimeve në etapa të ndryshme kohore, si dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

 

Vizitat e tilla studimore, UBT i organizon me qëllim që studentët të njihen nga afër me atë që do të përballen në të ardhmen, si dhe me tregun në të cilin ata do të funksionojnë.