Studentët e Arkitekturës organizojnë ekspozitën “When Art Meets Architecture”

31/01/2019

Në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, më 4 shkurt, duke filluar nga ora 12:30 deri në orën 17:00, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, do të organizojnë ekspozitën me punimet e studentëve të kësaj fushe, e quajtur “When Art Meets Architecture”.

 

Kjo ekspozitë është mbështetur profesionalisht nga ligjëruesit në UBT, Gazmend Ejupi, Bekim Retkoceri dhe Mic Dobrunaj, teksa ekspozita do të mbahet në kuadër të lëndës Vizatim i Lirë.

 

Në këtë ekspozitë do të shfaqen rreth 500 punime semestrale nga 12 grupe studentësh, të cilët në mënyrë të lirë kanë zhvilluar ide dhe i kanë paraqitur në mënyrë artistike.

 

“When Art Meets Architecture” është ekspozitë ku do të shfaqen punime atraktive të arkitekteve të rinj, të cilat mund t’i shohin studentët, stafi akademik, si dhe të interesuarit tjerë.