Komuna e Ferizajt ndanë mirënjohje për Fakultetin e Arkitekturës në UBT

30/01/2020

Me qëllim të bashkëpunimit dhe për kontributin e dhënë në Javën e Kulturës, ngjarje që çdo vit organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, komuna e Ferizajt ka ndarë mirënjohje për Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT.

 

 

Konkretisht, mirënjohja është ndarë edhe për kontributin e dhënë në hartimin dhe përpilimin e projekt-propozimeve nga ana e studentëve të këtij fakulteti, të cilët realizuan projekte arkitektonike me ide të shumta moderne dhe inovative për zhvillimin urban të Ferizajt.

 

 

Këto projekte u monitoruan nga profesorët e fakultetit, teksa më pas janë prezantuar në ekspozitën e mbajtur në sheshin kryesor të komunës së Ferizajt, ekspozitë që ngjalli interesimin e qytetarëve e kësaj komune, ku edhe e vlerësuan lartë kontributin e studentëve të Arkitekturës.