Studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor vizitojnë monumente historike në Prizren

05/12/2019

Me qëllim që të shohin nga afër ndërtimin e strukturave historike, studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, kanë vizituar monumente historike në qytetin e Prizrenit.

 

Vizita u realizua në kuadër të lëndës Historia e Artit, ligjëruar nga profesori Bekim Cako, ku studentët panë nga afër zhvillimin arkitekturor dhe të artit tek ndërtesat historike.

 

Gjithashtu, studentët vizituan edhe Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturorë në Prizren, ku gjerësisht u njohën me punën dhe aktivitetet që zhvillon kjo qendër.

 

Studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, përgjatë gjithë semestrit dhe paralel me ligjëratat do të organizojnë vizita të tilla me karakter studimor, në mënyrë që studentët të shohin edhe praktikisht planifikimin arkitekturor.