Studentët e Arkitekturës në UBT projektojnë sheshin e qytetit të Kaçanikut

11/02/2022

Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, në kuadër të ekipit “P&I Group Architects” janë përzgjedhur si fitues të konkursit për projektimin e sheshit të qytetit të Kaçanikut.

 

Pesë nga tetë anëtarët e stafit të “P&I Group Architects” janë studentë të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, të cilët me njohuritë e fituara dhe zhvilluara në UBT, dhe me përkushtimin e madh për profesionin kanë dizajnuar një projekt që Kaçanikut do t’i jep një pamje të bukur dhe krejtësisht të re.

 

Armend Mekolli, Arlind Muçiqi, Erikena Shala, Florim Konjuhi dhe Milot Berisha janë studentët e UBT-së, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në hartimin e projektit për sheshin e qytetit të Kaçanikut, duke gërshetuar në mënyrë të suksesshme njohuritë teorike të marra në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, me pjesën praktike tashmë në “P&I Group Architects”.

 

Shumë punime inovative të studentëve të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, janë përzgjedhur si fitues të konkurseve të ndryshme të projektimeve arkitektonike dhe planifikimeve hapësinore.